Sunday, February 26, 2012


Arian Çani: Ja c’mendoj per debatet televizive dhe drejtuesit e tyre… 



Arjan Çani, nuk vuan nga kompleksi i te folurit pa dorashka, ndersa e diferencon veten nga formati tradicional i debatit politik, edhe pse here pas here e cek politiken, per te tjeret eshte i pameshirshem ndersa i quan: Shterpe apo autike.

Burimi:

Te Tjera

arian-qaniNe me shume se 15 vjet emisione te debatit politik, si mendoni se kane evoluar ata, cila eshte rruga qe kane bere?
Pyetja juaj kap nje spekter shume te gjere. Por duke qene se keto lloj debatesh nuk do ishin gjeja qe une do beja me pasion, po ju them me pak fjale mendimin tim. Debatet politike ne kete vend kane evoluar dukshem ne interes te publikut, ndonese ne shumicen e tyre, ato jane shpesh shterpe dhe jo interesante. Ka nje lloj autizmi ne keto debate qe shpesh te detyrojne te nderrosh kanal. Kjo per disa arsye. E para, konduktoret e ketyre debateve jane ne shumicen e tyre te paafte dhe nuk e njohin ekranin dhe ligjesite e tij. Keta gazetare te ardhur shpesh nga shtypi i shkruar, sillen dhe flasin me te ftuarit, pra me teleshikuesit, njesoj sikur u drejtohen lexuesve te tyre te shtypit te shkruar. E dyta, konduktoret e ketyre debateve duke mos e ditur apo mos e konsideruar ekranin si nje media masive, perdorin nje gjuhe te veshtire per pjesen me te madhe te publikut qe teorikisht mund t’i ndjeke keto debate, duke bere keshtu nul efektin e ketyre debateve. E treta, vetem ne vende si Shqiperia, debatet politike hidhen per konsum te gjere ne prime time, pra ne pikun e audiences siç eshte ora 21.00 – 23.30…Une permenda tri arsye, por nuk jane te vetmet…
Ne historine e televizionit ka mbi dhjetera emisione debati dhe bisedash politike, nje sere prej tyre jane mbyllur, por jane zevendesuar menjehere nga te tjera, cilat mendoni se kane qene kriteret dhe kushtet qe kane çuar ne mbyllje?
Nje gje eshte e sigurt, qe nuk mund te jene arsye te audiences, perderisa ne kete vend mungon qysh prej fillimit te ketij tregu nje apo disa matesa audience profesionale, siç ne fakt ekzistojne gjithandej ku ka nje treg te medias audiovizive. Pra arsyet e mbylljes i bie te jene banale dhe pa ndonje interes per publikun, si per shembull, moderatore qe merziten, moderatore qe lodhen, moderatore qe bejne sherr me pronaret e tyre, moderatore qe lene kete zanat dhe fillojne nje tjeter, moderatore qe nuk i lene grate etj., etj…
Ne retrospektive, si i shihni keto emisione dhe çfare i kane sjelle ato publikut dhe njekohesisht medias shqiptare?
Une nuk di te them se çfare i kane sjelle ato publikut, por Drejtuesit e debateve jane, ne shumicen e tyre, te paafte di te them se çfare iu sjellin aktoreve politike qe i perdorin keto hapesira per te rregulluar punet e tyre. Jo se po i paragjykoj. Por, thjesht konstatoj se shpesh debatet politike ne kete vend nuk kane qellim tjeter veçse te sherbejne si nje lloj vitrine qe ata, pra aktoret e politikes, te shohin veten ne pasqyre, apo t’u tregojne shefave te tyre se sa te zellshem jane. Kjo eshte loja qe behet…
Cila eshte e ardhmja e emisioneve si ai qe drejtoni ju?
Nuk di t’i pergjigjem kesaj pyetjeje, por di te them se e tashmja me duket e shendetshme. Pa shume mundim, mund te numerosh mbi 10 emisione televizive me baze debati politik apo mbi tema politike dhe, jo rralle ndodh qe i njejti i ftuar te jete duke debatuar live ne nje emision dhe te jete ne transmetim pas nje regjistrimi ne nje tjeter.
A nuk duket sikur ka tepri te transmetimeve te kesaj natyre? Mos valle shqiptaret prodhojne me shume politike se sa mund te konsumojne?
Jo, nuk mendoj keshtu. Sepse kete gje e konstatojme vetem ne njerezit e medias. Publiku qe e ndjek ekranin si konsumator, nuk e ben fare kete analize. Mos harroni se mbreti i ekranit nuk eshte ai qe del ne ekran, por telekomanda. Sot publiku ka shume mundesi te zgjedhe. Le te mos ia qajme hallin. Koston, nese ka me pakice apo me shumice debate te tilla politike neper ekrane, e paguajne vetem ekranet dhe jo ata qe i konsumojne ato.
Shpesh ndodh qe tema te caktuara, edhe mjaft te rendesishme, ne ekran konsumohen me shpejtesi (pa u sqaruar mire), kjo eshte vetem fale kerkeses per te sjelle gjithmone diçka te re, apo edhe shenje e konkurrences dhe tentatives per te qene gjithmone ndryshe nga rivalet? Kjo ndodh fale paaftesise se atyre qe kane marre persiper kete pune. Meqe jemi te rivalet, cila eshte marredhenia me koleget qe drejtojne emisione te ngjashme?
Ne keto 9 vjet “Zone e Lire”, une nuk kam pare ndonje koncept te ngjashem televiziv. Keshtu qe nuk shoh rival rreth e rrotull. Me ndjeni, por mos e konsideroni si mungese modestie kete qe thashe. E mendoj sinqerisht… Ndodh shpesh qe tema te njejta te trajtohen ne dy emisione njekohesisht, edhe pse nga njerez te ndryshem. A nuk sjell kjo nje lloj perseritjeje te panevojshme? Kakofoni? Jo. Sepse e shpjegova pak me lart. E para, nuk eshte asnjehere e njejta gje. Dhe e dyta, mos harroni ate qe ju thashe me siper: Mbreti eshte telekomanda.
Lidhur me pyetjen e pare, a ka te dhena mbi shikueshmerine e ketyre emisioneve?
Jo. Fare. Dhe ky eshte nje absurditet i papare dhe i padegjuar. Gjynah per sponsoret qe nuk dine se ku investojne, perveçse ne rastet kur shume prej tyre iu intereson kjo lloj mjegulle me qellim perfitimi ose manipulim buxhetesh ne favor te te treteve. Histori me vete kjo pune.
Ka zera te nje konkurrence te forte mes llojit, d.m.th., mes gazetareve qe pergatisin emisione te kesaj natyre, si qendron kjo sipas jush, sa eshte brenda normales?
Mua me duket normale dhe me mire qe eshte keshtu.
Cilat jane anet e mira dhe te keqija te nje emisioni me debat?
Ana e mire eshte kur debati arrin te divulgoje çeshtje te cilat nuk jane te lehta per t’u kuptuar nga publiku i gjere. Ana e keqe eshte kur debati mbetet thjesht nje zhurme dhe mesazhi nuk arrin te mberrije ne syte dhe veshet e konsumatorit.
Çfare ndodh ne prapaskenen e pergatitjes se ketyre emisioneve, sidomos kur behet fjale per te pasur nje rrefim ekskluziv?
Teknikat jane te ndryshme. Une nuk di se çfare ndodh me formatet strikt politike, por ne pergjithesi nuk duhet harruar qe ekrani eshte ne vetvete nje truk, pra nje “mise en scene”…Une e them shpesh ne emisionin tim: Kujdes, mbani distancen e duhur me ekranin, shijojeni, por mos e besoni plotesisht.
Ju i jepni debatit here pas here ngjyra grotesku apo edhe ia lehtesoni ashpersine, duke perfshire ne te personazhe roze apo duke e thyer me humor, mendoni se kjo eshte diçka ndryshe qe i ben njerezit qe, edhe pasi e kane pare nje debat te ngjashem ne dy emisione te tjera, te duan ta shohin kete te diskutuar alla Çani?
Une besoj se po. Ne rastin tim, une them se publiku qe vjen tek une ne fillim te fundjaves, nuk vjen aspak per te vazhduar lodhjen e javes qe sapo ka lene pas. Vjen per t’u çlodhur. Dhe, nese une nuk e harroj kete detaj, ai me ka xhan dhe nuk me le asnjehere vetem.

No comments:

Post a Comment