Eni Koçi: Ja pse Noizy me pelqen, jo vetem mua…Sapo kane publikuar klipin e tyre me te ri “Je gjithçka” dhe kane pasur dhjetera klikime ne youtube. Eni Koçi tregon çelesin e suksesit te bashkepunimeve me nje rreper si Noizy. | ||||||
| ||||||
Duke qene se bashkepunimi i pare rezultoi i suksesshem, rastesisht u ndodhem ne studio, Noizy-t i pelqeu projekti qe une kisha, keshtu qe ai vendosi qe kengen “Je gjithçka” ta realizonim si bashkepunim Noizy sapo ka publikuar nje klip me Tunen, a nuk te duket se po dilni me nje ide? Nuk kane aspak lidhje me njera tjetren, jane dy ide krejt te ndryshme. Noizy eshte rreperi me i preferuar i kengetareve. Veç jush, ka bashkepunuar dy here me Rozana Radin dhe njehere me Tunen. Perse mendoni se kengetaret terhiqen prej tij? Sepse eshte rreperi me i mire shqiptar. A beson se suksesi i nje kenge varet nga bashkepunetoret? Suksesi i nje kenge varet nga kenga, nese eshte e bukur ose jo. Sigurisht duhet te jene edhe kengetare te mire dhe te pelqyer nga publiku per t’u bere vertet nje hit. Ju me cilet bashkepunetore keni qene me e kenaqur? Me te gjithe. Sigurisht jam perpjekur te punoj me me te miret, ndaj me te gjithe kam mbetur e kenaqur. Edhe pak kohe me pare ju sollet nje bashkepunim te ngjashem me nje tjeter rreper, perse keni filluar te kanalizoheni pak a shume ne te njejtin format kengesh? Staz ishte nje rreper shume i mire, me nje vokal shume te veçante. Mua me pelqejne kombinimet e hip hop dhe RnB e per kete arsye kam bashkepunime te tilla. Gjithmone pasi kengetaret kane nje bashkepunim te suksesshem me nje mashkull, gjithmone mes tyre hamendesohet edhe nje histori dashurie. Te ka rastisur te degjosh ndonje koment per ndonje lidhje te mundshme mes teje dhe Noizyt? Me Noizy-n kam marredhenie shume te mire, respektojme njeri-tjetrin dhe merremi vesh shume mire. Kaq! A ka miqesi te vertete mes kengetareve? Mund te kete, por jane shume te rralla. Une personalisht nuk kam ndonje miqesi te ngushte me ndonje nga kengetaret. Mik te vertete mund te quash dike qe e njeh prej kohesh dhe te eshte gjendur prane ne çdo rast. Une e kam te kufizuar kete rreth. Por, ka nga ato tipa qe te lajkatojne me fjale te embla dhe e bejne kete gje thjesht per interes. Cilet jane kengetaret me te cilet ke me shume miqesi? Mikesha kengetare nuk kam. Kam miq si Big Basta, Capital T, Noizy. Me femrat kam thjesht njohje dhe miqesi te vogel. Ju jeni dy motra te famshme. A ka ndikuar fama e motres per te te lehtesuar rrugen ne muzike? Sigurisht. Mund te thuash qe une gjeta çdo gje gati, e pata rrugen te hapur dhe te shtruar fale Gretes. Ne klipin e pare me Noizyn, ne fabulen e klipit ju dashuroheni me nje “kriminel”, te pelqejne ne jeten e zakonshme “meshkujt e keqij”? Mua pergjithesisht me pelqejne tipat çapken dhe te qeshur. Tani qe je bere e njohur te bezdis vemendja e medias? U bene tre vjet qe nga dalja ime e pare ne publik, ndaj jam mesuar me vemendjen e median e cila nuk me ndahet. Shkruajne çfare t’u shkrepet. Kur te kane bezdisur me shume gazetaret? Kur shpifin lloj e lloj historish te paverteta…Mediat nese duan te shkruajne per nje kengetar le te shkruajne gjera qe jane te verteta. Nuk lendohen dhe bezdisen vetem kengetaret por edhe familjet dhe njerezit tane te afert. Nese do te duhej te jetoje ndonje dite si e panjohur, çfare do te beje? Do te dilja pafund neper Tirane, pa makine, do te haja shume pa u kujdesur fare per trupin… |
Sunday, February 26, 2012
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment