Sunday, February 26, 2012


Klaudja, Ja kush jam dhe pse kam hyre 



Jam sociale,kokforte dhe argetuese, keshtu vetpercaktohet banorja me e re.

Burimi:

Top Channel

KlaudjaKonkurentja me e fundit qe ka hyre ne shtepine e BB eshte Klaudja dhe eshte çasti qe publiku te njihet me te nepermjet nje klipi. Ajo eshte 23 vjeç, jeton ne Tirane. Nje nga pikat e saj te referimit eshte mamaja e saj, qe e ka si idhull dhe duke e pershkruar veten me tre fjale thote se eshte sociale,kokforte dhe argetuese.
Me pas ajo lexon zarfin ku thuhet se ne ate moment do te hapet nje televotim, i cili i takon vetem konkurenteve femra te shtepise, duke perjashtuar Klaudjen, e cila sapo ka hyre.
Po kush eshte Klaudia?
Klaudja ka bere nje jete mes Shqiperise, Greqise dhe Italise. Qe ne moshe te vogel largohet per ne Greqi ku jeton 4 vjet, me pas kthehet ne Shqiperi per t’u larguar serish drejt Italise ku jeton per afro 7 vjet, se bashku me dy motrat dhe mamane e saj. Aty kreu gjimnazin profesional per Ekonomik por njekohesisht edhe punonte. Puna e saj e pare ka qene qe ne moshen 14 vjeçare si kamariere. Para 4 vjetesh vendos te rikthehet ne Tirane, pasi provinca ku jetonte ne Itali nuk i siguronte te ardhmen qe ajo deshironte. Prej 3 vjetesh punon neper baret e pubet me ne ze te Tiranes, si PR. Njekohesisht eshte edhe studente e vitit te dyte per Shkenca Politike & Gazetari ne nje universitet privat.

Nje nga pasionet e saj me te medha lidhet me fushen e modes, ku Klaudja ka tentuar disa here te jete pjese e saj e ta ktheje modelingun ne nje profesion te vertete.


Hyn ne Big Brother:
Arsyeja me madhore eshte çmimi i madh, i cili do ta ndihmonte te sistemonte shume gjera ne jeten e saj. Veç kesaj, ajo do te donte qe njerezit te kishim mundesi te njihnin nje ane tjeter te Klaudjas, jo vetem ate nokturne. 

No comments:

Post a Comment