Përshëndetje Silva! Fillimisht do te dëshironim të dinim fillesat e tua në fushën muzikore dhe cilat janë ato detaje që i kujton më shumë nostalgji?
Qesh… Çfarë më kujtuat! Fillesat e mia në muzikë nuk do të mundem asnjëherë ti harroj, për shkak të mbresave dhe ndjesive që ato më kanë lënë. Më kujtohet si tani fëmijëria ime, dhe pjesëmarrja ime tek Festivali i fëmijëve, duke u përpjekur të tregoja se unë mund të këndoja, megjithëse isha shumë e vogël. Ndërkohë, në moshën 16-vjeçare kam interpretuar në një aktivitet për të rritur, një spektakël i parodistëve të Vlorës, si edhe shumë aktivitete të tjera muzikore të shumta në numër në qytetin e Vlorës. Më pak fjalë, por me shumë domethënie, unë kam lindur me këngën dhe do jem gjithmonë pranë saj…
Pa dashur të flasim për detaje negative, por duke e ditur se gjithçka nis me vështirësi, cilat kanë qënëvështirësitë më të mëdha që ke ndeshur në hapat e tua të para drejt muzikës?
Sigurisht që vështirësitë kanë qënë të shumta në fillim të karrierës time, aq më tepër duke marrë parasysh faktin që unë vija nga një qytet i vogël në Shqipëri, ku premisat për të qënë e famshme, ishin te vogla në numër. Asnjëherë nuk është e lehtë të mirëpritesh në një qytet të madh siç është Tirana, ku krahasur me Vlorën ofron shumë oportunitete të tjera. Gjithsesi, pavarësisht vështirësive, unë nuk mund ta kufizoja jetën time në Vlorë, pasi kisha shumë dëshira dhë projekte për ti realizuar në vazhdim në Tiranë dhe jam e lumtur, që krahas vështirësive, une arrita ta gjej veten time. Jam lodhur shumë, por tashmë ndihem shumë e vlerësuar, në fund të fundit çdo artist dhe këngëtar, duhet të ketë shpirt tigri për të qënë triumfator mes shumë vështirësive.
Cili ka qënë suport yt më i madh drejt fushës së muzikës?

Padiskutim qe do të veçoja suportin më të madh e të pakrahasueshëm që më ka dhënë familja imë. Ata kanë qënë pranë meje në çdo moment, duke më mbështetur në të gjitha zgjedhjet e mia në muzikë.
Deri para pak kohësh Tirana dukej shumë largpamëse për ju, ndërkohë tashmë që jeton në Tiranë, çfarë mendimi ke për këtë qytet dhe jetën që zhvillohet këtu?
Tirana më ka pëlqyer dhe vazhdon të më pëlqejë, është një vend që ofron paralelisht mundësinë dhe argëtimin. Nësë je vërtetë i zoti dhe punon, në një qytet të madh mund të realizosh gjëra të mëdhaja. Sigurisht, Vlorën time e dua shumë por e kam dëshiruar gjithmonë, që karriera ime të vazhdonte nbë Tiranë dhe kështu ndodhi.
Të ndalemi tek muzika ku është edhe interesi i madh i lexuesve. Muzika e lehtë apo popullore zgjon më tepër kënaqësi tek Silva?
Mua më pëlqën muzika në kompleksitetin e saj dhe ndihem mirë më çdo lloj muzike që konsiderohet e bukur. Përsa i përket pyetjes time, e kam shumë të vështirë të bëj një diferencë në këto dy rryma, gjithsesi muzika popullore përbën pikën timë më të dobët.
Përse të tërheq më shumë pikërisht muzika popullore?
Është një pyetje sa e lehtë, aq edhe e vështirë për t’i kthyer përgjigje. Pa dashur të nënvlerësoj muzikën e lehtë, muzika popullore është debulesa ime më e madhe, pasi në fund të fundit, janë këngët që më kujtojnë krahinën timë, me të cilën jam shumë e lidhur shpirtërisht.
Ndërkohë që Silva është më e lidhur me muzikën popullore, cilat janë preferencat e atyre që ë pëlqëjnë muzikën tënde dhe që në fund të fundit, të japin përkrahjen e tyre?

Preferencat janë të shumëllojshme. Gjithsesi, ajo çka më bën më tepër përshtypje është dashamirësia e shqiptarëve me muzikën popullore. Kanë qënë të shumta rastet kur në koncertet e mia, krahas të rinjve, ka patur të pranishëm edhe persona me nivel të lartë intelektual, të veshur me kostume dhe kur unë këndoja muzikë popullore, çliroheshin nga qëndrimi i tyre i rëndë dhe këndonin bashkë me mua. Të gjitha këto tregojnë, që jo vetëm unë, por edhe publiku i ngrohtë shqiptar, e përqafon fort muzikën popullore shqiptare.
Krahas muzikës, do të dëshironim të dinim vendet ku Silva këndon më shpesh?
Në kohë të ndryshme, unë gjëndem në vende po aq të ndryshme. Në mënyrë të vazhdueshme, këndoj jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj duke memorizuar momente që më kanë lënë vërtetë mbresa të shumta.
Pa dashur të bëjmë diferencime në këngët e tua, a e ka një këngë të preferuar Silva ne repertorin e saj muzikor?
I dua fort të gjitha këngët e mia dhe nuk mund të bej diferencime mes tyre, ky është një mision i pamundur për mua…
Flasim për publik dashamirës dhe kemi bindje, që publiku yt është gjithmonë i kujdesshëm për të të përkrahur gjithmonë në koncertet e tua muzikore. Gjithsesi, duam të dimë, cili është vendi apo qyteti që të ka pritur më mirë ?
Unë kam lëvizur në shumë qytete dhe në shumë shtete, duke përmendur Athinën ku kam qënë me grupin Elita 5, ashtu edhe shtete të tjera. Gjithsesi, nësë ndalemi në Shqipëri, do të jetë një eksperiencë e paharrueshme për mua, një koncert në qytetin e Gramshit. Është bukur të dish, që në atë vend me sipërfaqe aq të vogël, ka njerëz të mekullueshëm që e benë atë qytet aq të madh në sytë e mi.
Silva, je një ndër këngëtaret e pakta në numër, që nuk synon të realizosh shumë albume në një periudhë të shkurtër kohore. Si shpjegohet marrëdhënia jote me albumet muzikore?
Unë kam plot 10 vjet që këndoj dhe kam realizuar 2 albume muzikore, albumi “Plaku Plaka, si edhe albumi “Trake Truke”. Kjo ka qënë zgjedhja ime duke dashur të tregoj, se edhe realizimi i një albumi kërkon një përgjegjësi dhe kohë të konsiderueshme. Këngët e mia janë të shumta, por albumet të kufizuara në numër, për të servirur gjëra vërtetë të bukura dhe cilësore.
Tek “Kenga Magjike 2010” u ndje mungesa jote, duke patur parasysh suksesin tënd në nje edicion më parë. Përse nuk e pamë Silvën me një këngë që do i kënaqte shumë fansat e saj, si çdo herë tjetër?
Kisha shumë dëshirë të merrja pjesë tek Kenga Magjike, por e kisha kohën shumë të kufizuar, pasi u diplomova si juriste. Për më tepër, pjesëmarrja në një eveniment të tillë muzikor kërkon shumë përgjegjësi dhe detyrimisht, kërkon edhe kohën e duhur për tu realizuar siç duhet dhe për tu mirëpritur nga publiku shqiptar.
Cila është mënyra që përzgjedh për të kënduar, live apo playback?
Jo është në varësi të rastit dhe festivalit ku këndoj. Kur jam e ftuar në lolake ne Tiranë këndoj muzikë live, ndërkohë që në festivale më ka ndodhur të këndoj edhe playback, në varësi të kushteve dhe teknikës përkatëse.
Ta lëmë paksa muzikën, për ta njohur Silvën në një dimension tjetër. Do dëshironim të dinim si kalon e përditshmja jote dhe si e menaxhon kohën e lirë?
Sapo gjej kohë të lire, atë ja dedikoj familjes time, vëllait dhe mamit tim, me të cilët jetoj edhe në Tiranë. Sigurisht, një kohë të konsiderueshme në ditën time e zë edhe shoqëria. Kam shumë miq, por ndër ta do të përmendja mikeshën time më të mirë, Jona, e cila është gjithmonë pranë meje.
Silva është një këngëtare shumë e talentuar, një vajzë e embël dhe shumë e kujdesshme në performancat e tua në skenë. Gjithsesi, do donim të dinim sa punëtore është Silva?
Qesh… Më keni prekur në një temë delikate. Në fakt nuk jam shumë punëtore sepse nëna imë, si të gjitha nënat e sotshmë, më ka përkëdhelur dhe më ka mësuar ta gjej gjithçka gati në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që s’më pëlqën arredimi, apo nuk kam fantazi për ndonjë ndryshim të mundshëm në shtëpi. Përkundrazi, për këto detaje jam gjithmonë e kujdesshme…
Të flasim paksa për shopping tani, duke qënë që është kthyer në një pararendës të vazhdueshëm të femrave shqiptare. Sa e dhënë është Silva me shopping?
Femër shqiptare mbetem edhe unë dhe si e tillë, i kushtoj rëndësi të bërit shopping, por jo të më kthehet një obsesion pasi nuk është i tillë për mua. “Mani” të femrave do të quaja veshjet firmato, por mua kjo gjë nuk më ka prekur. E pranoj më kënaqësi qe jo çdo veshje e imja është firmato, por që gjithsesi, unë ndihem shumë rehat dhe komode me veten.
No comments:
Post a Comment