Sunday, February 26, 2012


Te besh seks ne “kuote te larte”, tani eshte e mundur 


Një kompani ajrore amerikane ofron shërbime me çmim të kripura, për një përvojë vërtet ekstreme

Burimi:

Te Tjera

avionSexNdoshta në banjon e vogël të aeroplanëve, apo në vendin e bagazheve, në mënyrë që askush të mos shohë: për çfarëdo nevoje marrëdhënieje seksuale nëpër lartësi, nga tani e tutje mund t’i drejtoheni “Flamingo Air”, kompani amerikane nga Ohajo (Sinsinati), që ofron një avion me qira, pikërisht i perfeksionuar për të tilla aventura. Paketa romantike prej 425 dollarësh përfshin 60 minuta nëpër qiej, mbi një avion privat, shampanjë, çokollatë dhe një pilotë shumë diskret. ‘Flamingo Air’ është i vetmi  që u lejon klientëve të bëjnë ‘punë të pistë’ në qiell. Ideja-seksi, siç ka shpjeguar një nga pronarët, ka ardhur nga një provokim mes pilotëve, rreth 21 vjet më parë.
Nga ana tjetër të ushtrosh profesionin e pilotit, për të fluturuar me klientë që duan të bëjnë seks, mund të jetë edhe e rrezikshme. “Një herë më erdhi një takë në sy, apo edhe tapa e shampanjës në kokë. Falë Zotit kemi kufjet”, thotë Dave mcDonald, bashkëpronar dhe pilot i Flamingos. E nga të dhënat që vijnë duket se që prej hapjes së këtij shërbimi, 8 fluturime speciale janë të prenotuara brenda një dite të vetme.

No comments:

Post a Comment